25-11-2024

Kuvendarja Sinanaj-Gavazaj: Auditori i gjen shkelje Komunës së Prizrenit për Zotim të mjeteve

Kuvendarja e AAK-së në Prizren, Agnesa Sinanaj-Gavazaj ka hedhur kritika ndaj qeverisjes lokale.

Duke ju referuar gjetjeve të pasqyruara në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditorit për Komunën e Prizrenit, për vitin 2020, ajo ka shkruar se këto dëshmi janë edhe një arsye më tepër, pse duhet larguar qeverisja Mytaher Haskuka Haskukës.

Sinanaj-Gavazaj, që sërish është në garë për ulëse në KK, përmes profilit të saj në “facebook”, ka shkruar se në tetë raste, komuna kishte pranuar faturën së bashku me dokumentacionin mbështetës para datës së kërkesës për zotim të mjeteve dhe kërkesës për mallra dhe shërbime.

Lexo edhe:

Auditori i gjen mangësi Komunës së Prizrenit në projektin e shtigjeve për biçiklistë

Postimi i plotë i saj:

Çështja B6 – Zotimi i mjeteve pas faturës

Në tetë ⁶ raste komuna kishte pranuar faturën së bashku me dokumentacionin mbështetës para datës së kërkesës për zotim të mjeteve dhe kërkesës për mallra dhe shërbime. Vlera e faturave të pranuara është 529,391 €. Kjo praktike është përsëritur vit pas viti për shkak të mungesës së funksionimit të kontrolleve të brendshme.

Sipas rregullës financiare Nr. 01/2013 për shpenzimin e parasë publike “Asnjë kontratë publike nuk duhet të nënshkruhet pa zotim të mjeteve” gjithashtu “Organizata buxhetore nuk ndërmerr asnjë obligim gjatë vitit aktual fiskal në një shumë që i tejkalon fondet e ndara”.

Hyrja në obligime pa fonde të zotuara rezulton në pamundësinë e financimit në tërësi të këtyre projekteve. Kjo mund të rezultojë me dështim të realizimit të tyre.

Me këtë rast, ZKA i ka rekomanduar, Kryetari të Komunës që të siguroj, se para nënshkrimit të kontratave të bëhet zotimi i mjeteve në mënyrë që të eliminohet praktika e pranimit të mallit dhe punëve pa zotim të mjeteve.

Asnjë koment

Comments are closed.