24-11-2024

Kuvendarja Sinanaj kërkon takim të Shtabit Emergjent dhe kontrolle në markete në prag të Bajramit

Pas shpërthimit të rasteve të reja me koronavirues në Prizren, Kuvendarja e AAK-së në Prizren, Agnesa Sinanaj, ka kërkuar nga mbledhje urgjente të Shtabit Emergjent në komunën e Prizrenit, për m menaxhimin e mëtejmë i situatës, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Ajo përmes profilt të saj në “facebook” ka kërkuar që inspektorët komunal të dalin në terren, për të mos lejuar shpërfillje të rekomandimeve të ISHPK-së për Pandeminë, si dhe të inspektohet sektori ushqimor në qendra tregtare, sidomos sot kur jemi në prag të festës së Bajramit, për të mos lejuar grumbullime të konsumatorëve.

Postimi i plotë i saj:

Shpërthimi i fundit i 19 rasteve me koronavirues në Prizren, përbën një shqetësim dhe kërkon veprim të menjëhershëm, si preventivë për parandalimin e rasteve rë tyre, aq më tepër kur dihet se të infektuarit mund të jenë burim i përhapjes, për shkak të kontakteve.

Për këtë, kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka duhet ta mbledh urgjentisht Shtabin Emergjent në komunën e Prizrenit, në mënyrë që të analizohet zbatimi i të gjitha masave të parapara dhe menaxhimi i mëtejmë i situatës, për ta fituar betejën ndaj pandemisë.

Inspektorët komunal duhet të jenë në terren, për të mos lejuar shpërfillje të rekomandimeve të ISHPK-së për Pandeminë, duke shmangur edhe pritjet në radhë, si rrezik i përhapjes së virusit.

Konsideroj se urgjentisht duhet të inspektohet sektori ushqimor në qendra tregtare, sidomos sot kur jemi në prag të festës së Bajramit, për të mos lejuar grumbullime të konsumatorëve.

Po ashtu duhet të inspektohen edhe bizneset e tjera të hapura, pas 18 majit, për të parë se si janë duke i zbatuar masat e parapara për punëtorët e tyre, dhe sa janë këmbëngulës që edhe klientët e tyre t’i përfillin rregullat e përcaktuara.

Të nderuar bashkëqytetarë, kuptohet që të gjithë jemi mërzitur nga izolimi, por masat e tilla përballë fatkeqësive nuk janë dëshirë e askujt, pasi vlerësohen të domosdoshme. Rastet e fundit na treguan se rreziku s’ka kaluar, andaj pavarësisht lehtësimit të masave, duhet të jemi të kujdesshëm, duke shmangur lëvizjet e panevojshme dhe parandalimin e përhapjes, pasi ndryshe s’do të ketë kuptim as izolimi gati tre mujor që kaluam.

Asnjë koment

Comments are closed.