26-11-2024

Kuvendi i Prizrenit e zgjodhi Kryesuesen

Gjatë ditës së sotme është mbajtur mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Prizrenit. Fillimisht është bërë betimi i anëtarëve të rinj të Kuvendit më pas dhe është zgjedhur kryesuesi i organit më të lartë legjislativ komunal. Antigona Bytyçi, është kryesuesja e parë grua në qytetin e Prizrenit që tani më është kryesuese e Kuvendit të Prizrenit pasi që mori 21 vota nga kuvendarët e pranishëm, ndërsa kundërkandidati i saj, Adem Shabanaj nga LVV mori 11 vota.

Kryesuesja e re nga PDK, Antigona Bytyçi, në këto zgjedhjet lokale, ishte zgjedhur si anëtare e Kuvendit për herë të dytë në legjislativin komunal, Ajo është anëtare e PDK-së dhe Gruas Demokratike. Ajo për shumë vite ka punuar si mësimdhënëse në arsim./tvpz

Asnjë koment

Comments are closed.