23-11-2024

Kuvendi i Prizrenit edhe sot pritet ta shqyrtojë miratimin e Propozim-buxhetin për vitin 2021

Kuvendi Komunal ((KK) i Prizrenit, sot mban mbledhjen e rregullt, në të cilin do të shqyrtohen disa pika të rendit të ditës, ndër të cilat edhe Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-buxhetit të Komunës së Prizrenit për vitin 2021 si dhe parashikimi për vitet 2022 dhe 2023, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Do theksuar se Propozim-buxheti Prizreni 2021 ka dështuar dy herë të tjera.

Ndër pikat tjera të parapara janë edhe:

-Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendim për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit nr. 01/011-171720, datës 28 maj 2015, për emërtimin, riemërimin e rrugëve shesheve dhe hapësirave publike në territorin e komunës së Prizrenit;

-Shqyrtimi i raportit të punës së kuvendit për vitin 2020, si dhe miratimi i Planit të Punës së Kuvendit të komunës për vitin 2021;

-Informatë për Transparencën dhe qasjen në dokumente publike për vitin 2020;

– Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit mbi shpalljen e interesit të përgjithshëm publik; (Ngastra kadastrale Nr. 00502-0 ZK Serbicë e Poshtme);

– Shqyrtimi dhe miratimi i propozim – vendimit për formimin dhe emërimin e anëtarëve e bordit mbikëqyrës për menaxhimin dhe shfrytëzimin e objekteve publike sportive kulturore dhe rinore;

– Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien e titullit “Nderi i Qytetit” (Post Mortum) për Bujar Gjurgjeali;

– Shqyrtimi dhe miratimi i propozim -vendimit për anulimin e vendimit nr.001/011-160724 dt:11.11.2019 mbi hyrjen në koncesion të pronës komunale (Sopaj)

– Shqyrtimi dhe miratimi i propozim -vendimit për anulimin e Vendimit Nr.001/011-82822, i dt. 30.09.2020 për dhënien në shfrytëzim afatgjatë me kompensim të pronës komunale (Çlirimi);

– Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për faljen e taksave komunale për ushtrimin e veprimtarisë afariste në Komunën e Prizrenit, për periudhën 6 mujore ( qershor – dhjetor 2020);

– Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit mbi shpalljen e interesit të përgjithshëm publik; (Ngastra kadastrale: Nr.01187-0 ZK Gjonaj).

Mbledhjet mbahet në sakën e Kuvendit të Komunës, tek “Shtëpia e Bardhë”, nga ora 10:00./GazetaePrizrenit.net

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.