26-11-2024

Kuvendi i Prizrenit miraton propozimin për huamarrje nga BERZH-i

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Prizrenit, me shumicë votash është miratuar propozim-vendimi për kredi në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për efiçiencë të energjisë në vlerë 5 milionë euro.

Një pjesë e opozitës braktisi punimet e seancës, ndërsa me 19 vota pro që ishin, kundër nuk kishte anjë dhe 3 apstenime  është votuar propozim-vendimi, raporton TV Prizreni

Në kuadër të kësaj kredie do të investohen në 100 ndërtesa publike në Prizren, prej tyre 65 ndërtesa shkollore, 30 të mjekësisë familjare dhe të tjera.

 

Asnjë koment

Comments are closed.