24-11-2024

Kuvendi i Prizrenit sot mban mbledhjen e radhës

Kuvendi Komunal (KK) i Prizrenit, sot mban mbledhjen e tetë të rregullt për vitin 2019, në të cilën ndër tjera ka paraparë, këto pika:

Shqyrtimi dhe miratimi, i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i Rendit të Ditës;
3. Pyetjet e kuvendarëve dhe ngritja e çështjeve të ndryshme;
4. Rishqyrtimi i Rregullores 04/2019, për Transparencë në Komunë, sipas Rekomandimeve të MAPL-së;
5. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit mbi hyrjen në koncesion të pronës komunale;
6. Informatë për Raportin e Komisionit për vlerësimin e ofertave dhe dhënien e pronës komunale në shfrytëzim dhe këmbim KK Prizren;
7. Shqyrtimi i raporteve financiare të realizimit të buxhetit për periudhën janar – qershor 2019 dhe për periudhën janar – shtator 2019;
8. Shqyrtimi dhe miratimi i planit – programit trevjeçar për banim;
9. Shqyrtimi i raportit për llogaritë e arkëtueshme, verifikimi dhe inkasimi i tyre;
10. Diskutim mbi çështjen e transportit të nxënësve në Komunën e Prizrenit.

Mbledhja mbahet në sallën për mbledhjet e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, tek “Shtëpia e Bardhë”, duke filluar nga ora 10:00.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.