24-11-2024

Kuvendi i Prizrenit, sot mban mbledhjen e rregullt

Kuvendi i Komunës së Prizrenit, sot mban mbledhjen e rregullt, në të cilën ndër të tjera, në rend dite është paraparë edhe shqyrtimi dhe miratimi i propozim – vendimit paraprak për shpalljen e ankandit – tenderit publik për dhënien në shfrytëzim – qira të objekteve – lokaleve dhe hapësirave publike pronë komunale, raporton Gazeta e Prizrenit.

Pikat e parapara të rendit të ditës:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim – vendimit për zgjedhjen e Nënkryetarit të Komunës për Komunitete,
  2. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim – vendimit paraprak për shpalljen e ankandit – tenderit publik për dhënien në shfrytëzim – qira të objekteve – lokaleve dhe hapësirave publike pronë komunale,
  3. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim – vendimit për formimin e komisionit vlerësues për dhënien në shfrytëzim – qira të objekteve – lokaleve pronë komunale dhe hapësirave publike komunale,
  4. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim – vendimit për formimin dhe emërimin e anëtarëve të Bordit (Komisionit) Mbikëqyrës për Menaxhimin dhe Shfrytëzimin e Objekteve Publike Sportive dhe Kulturore Rinore,

 

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim – vendimit për themelimin, kompetencat dhe emërimin e anëtarëve të Këshillit për fshatin Zym i Hasit;
  2. Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit për rishqyrtimin e Rregullores mbi trajtimin e mënyrës së shfrytëzimit të hapësirës publike të qytetit dhe zonës historike të Prizrenit, Nr. të protokollit 001/011-136791, sipas kërkesës së MMPHI-së, Nr. 5914-2/22 dt. 14.10.2022,

 

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit për rishqyrtimin e vendimit për lejimin e ri parcelimit të zonës së parkut për industri të lehtë në Prizren – “Parku i Biznesit” sipas hartës zonale të Komunës së Prizrenit (HZK), Nr. të protokollit 001/011-136785, sipas kërkesës së MMPHI-së, Nr. 5587-2/22 dt. 14.10.202,
  2. Informatë rreth raportit financiar për periudhën janar – shtator,
  3. Informatë rreth raportit të punës dhe financiar për “KF Liria”, “KB Bashkimi” dhe “Teatrit të Qytetit – Bekim Fehmiu”,

 

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim – vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Kuvendit të Komunës për transferin e mjeteve financiare lidhur me projektin “Ndërtimi i Rrugës Tranziti i Vjetër”. Nr. 001/011-149422,
  2. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim – vendimit për njohjen e gjuhës Rome si gjuhë në përdorim zyrtar në Komunën e Prizrenit.

Rekomandimet e dhëna nga anëtarët e KPF-së dhe të gjitha pikat do të jenë në rend dite në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet të Mbledhja fillon në orën 10:00, në sallën e mbledhjeve, në Kuvendin Komunal- “Shtëpia e Bardhë” – Prizren. /GazetaePrizrenit.net

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.