26-11-2024

Kuvendi i Prizrenit sot shqyrton propozim-vendimin për Hartën Zonale të Komunës

Kuvendi Komunal (KK) i Prizrenit, sot mban mbledhjen e rregullt të radhës, në të cilën ndër tjera parashihet edhe Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për miratimin e Hartës Zonale të Komunës së Prizrenit (HZK) për periudhën 2022-2030, raporton Gazeta e Prizrenit.

Pikat e parapara të Rendit të Ditës:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i Rendit të Ditës;
  2. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për miratimin e Hartës Zonale të Komunës së Prizrenit (HZK) për periudhën 2022-2030;
  3. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për formimin e Komisionit Komunal Aksionarëve të Ndërmarrjes Publike lokale KRM ”Eko Regjioni” Sh.A;
  4. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit Nr. 001/011-14771 dt.27 janar 2022, për themelimin dhe emërimin e anëtarëve të Komitetit për Komunitete;
  5. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për zgjedhjen e Nënkryetarit të Komunës për Komunitete;
  6. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për anulimin e vendimit nr. 001/011-141368 për dhurimin (lirimin nga obligimi i kthimit) të llaptopëve për anëtarët e Kuvendit të Komunës, për mandatin aktual;
  7. Shqyrtimi dhe miratimi i Draft-Strategjisë komunale për informim, komunikim dhe pjesëmarrje me qytetarë 2022-2024;
  8. Informatë rreth raportit të Zyrës- Njësisë për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore për vitin 2021;

Po ashtu KPF-ja ka rekomanduar të shtohet në Rendin e Ditës edhe kjo pikë:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për formimin e Këshillit për Siguri dhe Bashkësi.

Mbledhja mbahet në sallën për mbledhjet e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, tek “Shtëpia e Bardhë”, duke filluar nga ora 10:00.

/ Gazeta e Prizrenit /

Asnjë koment

Comments are closed.