25-11-2024

Kuvendi i Prizrenit vazhdon mbledhjen, që u ndërpre në fillim të seancës

Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Prizrenit janë rikthyer për të vazhduar mbledhjen e ndërprerë, raporton Gazeta e Prizrenit.

Seanca u ndërpre në fillim, pasi këshilltarët e opozitës e lëshuan sallën, duke konsideruar si propagandë e provokim veprimin e drejtorit për Inspektorate, Edon Muqajt nga Vetëvendosje, i cili ngriti numrin 55, duke aluduar në rezultatin e zgjedhjeve qendrore.

Kjo ndodhi derisa në foltore po fliste, asamblistja e PDK-së, Dafina Bllaca, e cili bëri kritika ndaj pushtetit lokal në Prizren. /GazetaePrizrenit.net

Lexo edhe:

Ndërpritet mbledhja e Kuvendit të Prizrenit, ja arsyet

Asnjë koment

Comments are closed.