Kuvendi Komunal i Prizrenit do të mbajë seancë të jashtëzakonshme
Më 8 prill (e hënë) do të mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.
Kryesuesi i Kuvendit, Artan Abrashi, ka njoftuar se seanca është thirrur për të shqyrtuar dhe miratuar propozimin e nismës për bashkëpunim ndërkomunal ndërmjet Komunës së Prizrenit dhe Komunës së Mamushës, në fushën e infrastrukturës rrugore.
Mbledhja mbahet në sallën e Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë dhe fillon në ora 10:00.
Ndryshe kjo është hera e tretë në këtë përbërje që KK mban seancë jashtë radhës./GazetaePrizrenit.net