Kuvendi Komunal i Prizrenit, sot mban mbledhjen përmbyllëse për këtë vit
Sot do të mbahet mbledhja e rregullt e XII (dymbëdhjetë), e Kuvendit të Komunës (KK) së Prizrenit, duke filluar nga ora 10:00, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Ndër pikat e parapara të rendit të ditës, janë:
Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-vendimit për rikonfirmimin e shkallës tatimore të përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit Komunal mbi aplikimin e tatimit në pronën e paluajtshme në Komunën e Prizrenit, të datës 24 dhjetor 2015,
-Informatë mbi Raportin financiar për Politikat Zhvillimore për lloto l-K.F. “Liria”, lloto 2-K.B. “Bashkimi” dhe lloto 3-Teatri i Qytetit “Bekim Fehmiu”, për vitet: 2015, 2016, 2017 dhe 2018, etj.
Para mbledhjes së KK-së, të hënën është mbajtur mbledhja e
Komitetit për Politikë dhe Financa, që vepron në kuadër të KK-së së Prizrenit.
Kjo do të jetë mbledhja e fundit e organit më të lartë komunal të Prizrenit për
këtë vit. Sipas rregullores, KK brenda një viti duhet të mbajë së paku 1o
takime./GazetaePrizrenit.net/