24-11-2024

Kuvendi Komunal i Prizrenit sot shqyrton raportin financiar për periudhën janar – mars

Sot Kuvendi Komunal i Prizrenit (KK) mban mbledhjen e katërt të rregullt për këtë vit. Në këtë seancë parashihet shqyrtimi i disa pikave të rendit të ditës, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Mes tjerash parashihet Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Veprimit për Transparencë në Komunë, për periudhën 4 (katër) vjeçare; raporti financiar për periudhën janar – mars, për të vazhduar me shqyrtimin dhe miratimin e rregullores për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, pastaj shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-vendimit mbi trajtimin e mënyrës së shfrytëzimit të hapësirës publike brenda Qendrës Historike të Prizrenit, etj.

Po ashtu, në këtë seancë do të japin betimin edhe dy kuvendarët e ri, Islam Ukimeri i cili ka zëvendësuar Kujtim Gashin, dhe Getoar Besimi që ka zëvendësuar Skënder Sallaukën, që cilët kanë liruar vullnetarisht këtë pozitë.

Mbledhja mbahet në selinë e KK-së, të njohur si “Shtëpia e Bardhë”, nga ora 10:00./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.