26-11-2024

Kuvendi i Prizrenit sot pritet t’i emërojë anëtarët e Komitetit për PF (emrat e propozuar)

Kuvendi Komunal (KK) i Prizrenit, sot mban mbledhjen e tretë në përbërje të re, të dalë nga zgjedhjet e fundit lokale.

Ndër pikat e parapara është edhe Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për themelimin dhe emërimin e anëtarëve të Komitetit për Politikë e Financa (KPF) që vepron në kuadër të KK-së, raporton Gazeta e Prizrenit.

Në këtë Komitet pritet emërimi i tre përfaqësuesve nga Vetëvendosje (ku sipas informacioneve të portalit janë propozuar:
Adem Shabanaj, Karanfil Haxhillari dhe Dafina Alishani),
dy nga PDK e LDK (ku nga PDK janë propozuar Egzona Hoxha dhe Levent Bush, ndërsa nga LDK: Florent Ukaj dhe Naxhije Memaj),
dhe prej AAK-së, Bajram Kastrati.

Mbledhja mbahet në sallën për mbledhjet e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, tek “Shtëpia e Bardhë”, duke filluar nga ora 10:00./GazetaePrizrenit.net

Open photo

 

Asnjë koment

Comments are closed.