Ky është 30-vjeçari që dyshohet se i dha fund jetës së tij në Rahovec
Një person është gjetur pa shenja jete në qytetin e Rahovecit.
Njoftohet se bëhet fjalë për 30 vjeçarin Betim Berisha, nga Fortesa e Rahovecit.
Viktima dyshohet të ketë kryer vetëvrasje pasditen e djeshme.
Lidhur me rastin ka ndarë detaje edhe Policia e Kosovës.
“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion” thuhet në njoftimin policor. /IO