06-10-2025

Ky është 44-vjeçari shqiptar që u ekze*kutua në Kolumbi

Artur Tushi (Alias Kristjan Tushi), është shqiptari i cili u ekzekutua me armë zjarri nga një shtetas venezuelian, në Medelin të Kolumbisë.

Sipas a2cnn, 44-vjeçari, i dyshuar si trafikant droge u vra në një rrugë pranë qendrës tregtare Santa Fe, në lagjen El Poblado dhe autorët e dyshuar janë arrestuar nga policia, transmeton klankosova.tv.

Tutje thuhet se Tushi ka precedentë penalë në Spanjë, ku ka qenë i skeduar nga policia.

Gjatë atentatit, një grua që shoqëronte 44-vjeçarin shqiptar mbeti e plagosur.

Ai gjithashtu bëri të ditur se autori i dyshuar i vrasjes, i cili lëvizte me motor, u arrestua në komunën Bello, në veri të luginës Aburrá.

Motori dhe arma e zjarrit me të cilën dyshohet se u krye vrasja u sekuestruan.

Asnjë koment

Comments are closed.