24-11-2024

Ky është 59 vjeçari nga Prizreni që vdiq sot nga Covid-19

Sot kemi 6 raste rastet pozitive me COVID-19  nga komuna e Prizrenit, të cilat janë raste kontakti dhe që të gjithë janë nga fshati Romajë, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se përkundër përkujdesjes maksimale të personalit mjekësor, pacienti A. H nga Prizreni ka ndërruar jetë.

Njoftohet se ndjeri është Agim Hoxha (1961) nga fshati Randobravë e Prizrenit, i diagnostikuar me Covid-19.

Ai ka qenë mësues dhe aktivist i LDK-së.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i degës së  LDK-së në Prizren, Anton Quni.

Ky është viktima e tretë që nga shfaqja e Koronavirusit në Komunën e Prizrenit.

Asnjë koment

Comments are closed.