Ky është 68-vjeçari, që u gjet pa shenja jete në veturë në magjistralen Prizren-Gjakovë
Një person është gjetur pa shenja jete në veturën e tij.
Gazeta Sinjali mëson nga burimet brenda Prokurorisë se viktima është Dyldyl Thaçi, 68 vjeçar.
Sipas informacioneve të para, akoma nuk dihen rrethanat në të cilat ka humbur jetën i moshuari.
Vdekjen e 67-vjeçarit e ka konfirmuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenja vitale e ka konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë.
Ndërkohë kanë intervenuar edhe njësitet policore që kanë bërë ekzaminimet e nevojshme, teksa trupi i pajetë shumë shpejt pritet të tërhiqet për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia, me ç’rast është bërë e ditur se me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet.