25-11-2024

Ky është biznesmeni nga Podujeva në kërkim policor, i ‘shpëtoi’ arrestimit gjatë aksionit të sotëm

Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, sot ka realizuar një aksion, i cili ka rezultuar me arrestimin e 13 personave të dyshuar për veprat penale ‘Mashtrimi në detyrë, ‘Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin’ dhe ‘Shmangie nga tatimi’. Në kërkim policor është shpallur edhe një biznesmen nga Podujeva, i cili dyshohet se është përfshirë në këtë aferë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për biznesmenin llapjan, Bedri Batatina, i cili nuk është hasur nga Policia gjatë aksionit të sotëm.

Për këtë rast 12 zyrtarë të ATK-së, tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor, bashkë me biznesmenin prizrenas, Feim Pulaj.

Asnjë koment

Comments are closed.