Ky është çmimi për të shkuar në Haxh këtë vit
Bashkësia Islame e Kosovës, ka treguar se çmimi për të shkuar në Haxh këtë vit do të jetë 6 mijë e 350 euro.
Ky çmim është vendosur në mbledhjen e mbajtur nga kryesia e BIK-ut, bazuar në çmimet e akomodimit, taksave të ndryshme në Arabinë Saudite e aviotransporti.
Bejmë të ditur se vitin e kaluar, çmimi për të shkuar në Haxh ishte 5 mijë e 700 euro.