24-11-2024

Ky është dilleri i drogës i arrestuar në Prizren, dërgohet në burg

Dilleri i drogës nga Prizreni që ishte në kërkim policor në bazë të disa urdhëresave të lëshuara nga Gjykata, tashmë ka rënë në prangat e Policisë. I njëjti ishte arrestuar vitin e kaluar gjatë një aksioni të Policisë, ku u kapën 17 kg drogë, por nuk e kishte vuajtur dënimin me burgim, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Visar Dupa, 37-vjeçar, i cili është kapur të enjten në rrugën “William Woker” në Prizren.

Dupa u arrestua nga njësiti i Antidrogës dhe më pas u dërgua në njëren nga qendrat korrektuese, për ta vuajtur dënimin me 7 muaj burgim efektiv.

Lexo edhe:

Zyra e Auditimit gjen shkelje në Komunën e Prizrenit (Dokument)

Arrestimi i Dupës në shtator të vitit 2022

Më 15 shtator te vitit të kaluar, Antidroga zhvilloi një aksion në Prishtinë e Prizren që rezultoi me sekuestrimin e 17 kg drogës dhe arrestimin e gjashtë personave.

Gazeta Sinjali pati raportuar ekskluzivisht për këtë rast, ku i dyshuar kryesor ishte Visar Dupa. 37-vjeçari ishte kapur në flagrancë me substancë të dyshuar narkotike, të llojit marihuanë.

Ai dyshohej për shitblerje dhe shpërndarje të substancave narkotike, pasi gjatë kontrollit policor iu gjetën disa qese me marihuanë, peshore për matjen e narkotikëve, mulli për bluarjen e substancave të tilla, si dhe mbi 300 euro.

I njëjti, gjatë dëshmisë që kishte dhënë para hetuesve policorë në lidhje me rastin e kishte pranuar se ka qenë diller i drogës.

Asnjë koment

Comments are closed.