Ky është dilleri i drogës i arrestuar në Prizren, në tentativë për arratisje shkaktoi vetaksident
Një aksion i Antidrogës i zhvilluar në Prizren, pasditen e së mërkurës, rezultoi me arrestimin e një personi të dyshuar për shitblerje dhe shpërndarje të narkotikëve. I dyshuari fillimisht tentoi të arratiset, ku edhe shkaktoi vetaksident – por dështoi për të ikur. Ndaj tij, tashmë kanë nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i arrestuari është Bekim Rudi, ndaj të cilit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor.
“Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për hetimin e narkotikëve kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin mashkull kosovar me veturën e tij, por i njëjti në sinjalizimin për ndalje nuk është ndalur dhe gjatë ikjes duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës ka shkaktuar vet aksident dhe i njëjti ka pësuar lëndime të lehta trupore, ndërsa dhe zyrtarë policor gjatë ndjekjes së të dyshuarit në teren të papërshtatshëm kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.
I dyshuari pas përpjekjeve policore është arrestuar dhe gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë rreth 2.24 gram. Në konsultim me prokurorin janë kontrolluar tri lokacione ku në dy lokacione janë gjetur dhe sekuestruar një armë revolver pa fishekë, një qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë me peshë rreth 67.07 gram.” – ka njoftuar Policia për Sinjalin./Gazeta Sinjali/
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Lexo edhe:
Gropat në rrugën e transitit për autostradë që maltretuan prizrenasit për disa muaj