20-04-2025

Ky është hajni i Prizrenit i arrestuar për katër vjedhje, dërgohet në burg në vuajtje të dënimit

Policia në Prizren sot realizoi një urdhëresë të gjykatës që rezultoi me arrestimin e një personi të kërkuar, recidivist i plot veprave penale. 45-vjeçari u prangos në orët e mëngjesit dhe u dërgua në burg, për ta vuajtur dënimin, raporton Gazeta Sinjali.

Policia e konfirmoi arrestimin e të dënuarit për veprat penale vjedhje dhe vjedhje e rëndë.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi që kërkohej në bazë të katër urdhëresave të gjykatës është Bashkim Qunaj.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se Qunaj është recidivist i plot veprave penale, kryesisht vjedhje – që i ka kryer në periudha të ndryshme, për katër prej të cilave është shpallur fajtor.

Dy nga urdhëresat lidhen me veprën penale “Vjedhje e rëndë”, për çka është dënuar në njërin rast me 1 vit burgim dhe në rastin tjetër me 15 ditë burgim.

Ndërsa për vjedhje, ndaj Qunajt, ishin shqiptuar dënimet me 5 muaj burgim dhe me 10 ditë burgim, rastë këto për të cilat është shpallur fajtor në dy vitet e fundit.

Lexo edhe:

Mësues më të mirë apo shokë të drejtorëve, servilë …?

 

Asnjë koment

Comments are closed.