27-11-2024

Ky është i arrestuari i tretë për sulmet ndaj gazetarëve në veri

I arrestuari i tretë për sulmet ndaj gazetarëve në veri është Urosh Vukasinoviq.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, i cili theksoi se këta kriminelë siç i quajti ai, janë duke marr urdhra për këto sulme nga Beogradi, njofton Klankosova.tv.

Sveça tregoi se çdo përgjegjës për dhunën dhe aktet kriminale ndaj gazetarëve, do të arrestohet.

“Tre ditët e fundit, tre të arrestuar për sulmet brutale dhe kriminale ndaj gazetarëve që raportojnë nga veriu i vendit. I arrestuari i tretë, i radhës, është Urosh Vukasinoviq”, shkroi Sveçla.

“Këta kriminelë, të cilët po marrin urdhra për këto sulme nga Beogradi, tashmë do të përballen me drejtësinë. Nuk do të ndalemi, çdo përgjegjës për dhunën dhe aktet kriminale ndaj gazetarëve, do të arrestohet”.

“Republika e Kosovës është vend shembull i funksionimit të demokracisë, dhe nuk do të lejojmë askënd, me asnjë çmim të sulmojë qytetarët, të frikësojë raportimin e gazetarëve dhe cenojë rendin tonë kushtetues”.

 

Asnjë koment

Comments are closed.