23-11-2024

Ky është i arrestuari i tretë për vjedhjen në Suharekë, i konfiskohet një veturë dhe bizhuteri

Policia sot njoftoi për arrestimin e të dyshuarit të tretë  për vjedhjen e rëndë në fshatin Sopijë të Suharekës, raporton Gazeta e Prizrenit

“Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Suharekë me datën 09..04.2024 përmes rrugëve operative ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarin: J T (viti i lindjes 1982, mashkull kosovar shqiptar), me daten 04.04.2024 eshte arrestuar. Q..K(viti i lindjes 1984), mashkull kosovar shqiptar) si dhe me daten 06.04.2024 është arrestuar A.G (viti i lindjes 1987), mashkull kosovar shqiptar) të gjtihë të arresturit janë nga komuna e Prishtinës.

Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se i njëjtit ka qenë i përfshirë në një rast vjedhje e rëndë e ndodhur me datën 29.03.2024, në fshatin Sopij të Suharekës, ku aty ishte vjedhur stoli ari , një laptop, një pushkë gjuetie ”Sterger” me nr.Serik1933838 kaliber 12 mm si dhe 35 copë fishek”, theksohet mes tjerash në njoftim.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se i arrestuari i tretë për vjedhjen e rëndë në Suharekë është: Jeton Tahiri.

Më herët Gazeta Sinjali po ashtu ka raportuar për arrestimin e dy të dyshuarve të tjerë që janë të involvuar në të njëjtin rast, sikur i arrestuar dje që ishte Asdren Gashi, derisa i pari ishte Qazim Kameri.

 

 

 

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.