26-11-2024

Ky është i arrestuari në aksionin e Krimeve Kibernetike, e mashtroi një grua dhe ia mori 80 mijë dollarë

I dyshuari e ka mashtruar dhe e ka zhvatur financiarisht, duke i shkaktuar dëm në vlerë të mbi 80 mijë dollarë amerikanë.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari që u arrestua është Trimlind Bullaku, i cili u kap pas bastisjeve në shtëpinë e tij, në fshatin Jashanicë e Epërme në Klinë.

“I dyshuari kryesor në këtë rast ka përdorur rrjetet sociale duke përdorur emër dhe fotografi personale të rrejshme, me qëllim të zhvatjes financiare i dyshuari ka arritur të mashtroj viktimën e cila i ka dërguar atij para përmes unioneve financiare. Të dyshuarit me veprimet e tyre kanë vënë në lajthim dhe kanë mashtruar viktimën duke i shkaktuar dëm me vlerë mbi 80 mijë dollarë amerikanë.” – njofton Policia.

Gjatë operacionit policor, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar gjësendet si në vijim:

  • Një veturë;
  • Dëshmi të transaksioneve nga unionet financiare;
  • Dy telefona mobil;
  • Dy revole;
  • Tetë copë municion;
  • Një maskë.

Lidhur me rastin, me urdhër të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Asnjë koment

Comments are closed.