26-01-2026

Ky është i arrestuari në Prizren, i cili dyshohet për keqpërdorim në prokurimin publik

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se njëri nga të arrestuarit për keqpërdorimin në prokurimin publik është Arbër Gashi.

Sipas informacioneve nga burimet e besueshme, Gashi ka qenë menaxher i njësisë së ekoregjionit në Prizren.

Ai, së bashku me R.Z, u arrestuan mëngjesin e së hënës me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Keqpërdorim dhe Mashtrim në prokurimin publik”.

Pas bastisjeve të kryera në Prizren dhe Ferizaj, përfshirë ambientet e ndërmarrjes publike “Eko Regjioni” dhe një subjekt privat, autoritetet kanë sekuestruar provat e rëndësishme, përfshirë një pushkë automatike AK-47 dhe para të gatshme.

Prizren: Bastiset shtëpia e kryeshefit Burim Shala, shkak tenderi për blerjen e 5 kamionëve

Hetimet janë ende në zhvillim, dhe Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë ritheksuar angazhimin e tyre për luftimin e korrupsionit dhe aktiviteteve të paligjshme në sektorin publik.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Asnjë koment

Comments are closed.