23-12-2025

Ky është i arrestuari për dhënie ryshfeti policit në kufi në Vërmicë

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se qytetari i arrestuar për veprën penale “Dhënia e ryshfetit” në pikën kufitare të Vërmicës është Bosko Çerimoviq, shtetas i Republikës së Serbisë.

Sipas informacioneve zyrtare, Çerimoviq dyshohet se i ka ofruar ryshfet një zyrtari policor të Policisë Kufitare të Kosovës, me qëllim që t’i mundësohej hyrja në territorin e Republikës së Kosovës, ndonëse ndaj tij kishte qenë në fuqi ndalimi i hyrjes.

Pas veprimeve hetimore të ndërmarra nga Inspektorati Policor i Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren, qytetari në fjalë është arrestuar dhe me vendim të prokurorit kompetent ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Rasti është iniciuar për veprën penale “Dhënia e ryshfetit”, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe përgjegjësinë penale të të gjithë të përfshirëve.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Asnjë koment

Comments are closed.