27-02-2026

Ky është i burgosuri që u arratis nga QKUK-ja

Shërbimi Korrektues i Kosovës njoftoi se sot nga QKUK-ja është arratisur një i burgosur.

I dënuari në fjalë ishte hospitalizuar më 16 shkurt nga Qendra Korrektuese në Dubravë në QKUK, në repartin e Onkologjisë.

Ai është i dënuar për veprën penale “Vjedhje e Rëndë”, teksa ishte arrestuar më 24 tetor të vitit të kaluar, me dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 4 vitesh.

Burime të IndeksOnline pohojnë se i burgosuri në fjalë është Florim Morina, 45-vjeçar.

 

“Menjëherë pas rastit, është njoftuar Policia e Kosovës dhe është themeluar komision i brendshëm hetimor administrativ për të shqyrtuar rrethanat e arratisjes dhe dyshimet për shkelje eventuale nga zyrtarët korrektues që kanë qenë përgjegjës për sigurinë dhe prezencën e tij” thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues.

Nga SHKK-ja bëjnë me dije se komisioni disiplinor, si masë e menjëhershme, ka pezulluar nga puna dy zyrtarë korrektues deri në përfundim të procedurave hetimore.

Asnjë koment

Comments are closed.