16-09-2025

Ky është i burgosuri që vdiq mbrëmë në Spitalin e Pejës

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve mbrëmë ka njoftuar se ka vdekur i burgosuri me inicialet T.Zh. i cili ishte duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës.

Burimet e Indeksonline mësojnë se viktima është Tasim Zhuniqi.

Sipas njoftimit, i njëjti, për shumë vite me radhë, ishte trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si dhe në Spitalin Rajonal të Pejës, ku pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore ka ndërruar jetë.

Asnjë koment

Comments are closed.