Ky është i dyshuari për gjashtë vjedhje në Prizren, ndalohet në aeroport gjatë tentativës për arratisje
Një 25-vjeçar është ndaluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, i cili rezultoi se ishte në kërkim nga autoritetet kosovare.
Gazeta Sinjali merr vesh ekskluzivisht se ai është: Sh. Fejza.
Ky i fundit dyshohet se ka kryer së paku gjashtë vjedhje gjatë vitit 2025, në markete të ndryshme brenda qytetit të Prizrenit.
I njëjti dyshohet se tentoi të largohej nga Kosova.
“Të gjitha veprimet hetimore janë kryer në koordinim të vazhdueshëm me Prokurorin kujdestar nga Departamenti për Krime të Përgjithshme, i cili ka rekomanduar që pas intervistimit, i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e PK-së.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata