Ky është i dyshuari për plagosjen e 26-vjeçarit në Prizren
Ndaj të dyshuarit, pritet të ushtrohet kërkesa për masën e sigurisë, për dy vepra penale “Vrasje në tentativë“ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi i dyshuari për këtë rast është Zeqir Telaku, rreth 31-vjeçar.
Telaku dyshohet se për motive akoma të panjohura, e ka plagosur viktimën Yll Gashi.
I dyshuari ka dorëzuar armën që dyshohet se është përdorur për kryerjen e veprës penale, një AK 47.

Në cilësinë e provave materiale, përveç armës janë sekuestruar edhe karikatorë, fishekë të kalibrit të panjohur dhe një gëzhojë.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është lëshuar urdhri për masën e ndalimit policor.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.