Ky është i dyshuari për sulmin ndaj policit në Prizren
Zbardhet identiteti i personit të dyshuar për sulmin ndaj një zyrtari policor në Prizren.
Bëhet fjalë për K. B., rreth 46-vjeçar, i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht një polic jashtë detyrës zyrtare, pas një mosmarrëveshjeje për parking në rrugën “Kolonel Ahmet Krasniqi”, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas hetimeve fillestare, konflikti ka nisur si debat verbal dhe më pas ka eskaluar në dhunë fizike, ku zyrtari policor ka pësuar lëndime të lehta në fytyrë.
Pas incidentit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë.
Rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa për rastin është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës. Hetimet janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

