Ky është i dyshuari për vrasjen në komunën e Prishtinës
Sinjali mëson ekskluzivisht se personi që dyshohet për vrasjen e 41-vjeçarit Muhamet Matoshit, sonte në Hajvali të Prishtinës, është Xhemajl Nuhiu.
Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën Minatori, ku viktima u qëllua me armë zjarri dhe ndërroi jetë në vendngjarje.
Sipas burimeve, hetimet janë ende në zhvillim dhe Policia e Kosovës po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për arrestimin e të dyshuarit.
Motivi i vrasjes deri më tani mbetet i paqartë.
Lexo edhe:
Dërgohet në mbajtje i dyshuari që theri për vdekje një person në Prizren
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.