02-02-2025

Ky është i dyshuari që theri me thikë një person në Gjakovë, dërgohet në mbajtje

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë, ku një person është therur me thikë nga një person tjetër.

Lidhur me rastin, Policia ka identifikuar dhe arrestuar një të dyshuar.

Gazeta Sinjali mëson se i dyshuari që theri me thikë personin tjetër është Erlon Thaqi, rreth 29-vjeçar.

Sipas informacioneve të para, viktima është dërguar për trajtim mjekësor si pasojë e plagëve të marra nga arma e mprehtë.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndalur në mbajtje si dhe është iniciuar rast “vrasje në tentativë”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Asnjë koment

Comments are closed.