27-01-2025

Ky është i dyshuari që u kap me marih:uanë në Prizren, dërgohet në mbajtje

Dje në Prizren një person është arrestuar pasi është kapur me substanca narkotike. Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari që u kap me drogë është Ermal Rexhaj.

Ai është prangosur pas një kontrolli të kryer nga Policia në shtëpinë e tij dhe rrethinë, ku janë gjetur dhe konfiskuar 766.55 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, disa qese të zbrazëta për paketim të narkotikeve dhe një telefon.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ai dyshohet për veprën penale “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike psikotrope ose analoge”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

 

Asnjë koment

Comments are closed.