Ky është i paraburgosuri që dyshohet se ia dha fund jetës në Burgun e Hajvalisë
Sinjali mëson se bëhet fjalë për Lulzim Selmanin, i cili vetëm pak javë më parë ishte arrestuar për një rast kanosjeje ndaj 22-vjeçarit Ilmi Kongjeli nga Lipjani.
Selmani e kishte kërcënuar vazhdimisht përmes Messenger-it dhe kishte postuar fotografi të tij dhe babait në Facebook me fyerje e shpifje.
Pas denoncimit, më 12 korrik ai ishte ndaluar në Aeroportin “Adem Jashari” dhe me urdhër të prokurorit ishte dërguar në ndalim, e pastaj me vendim të gjykatës në paraburgim.

Burimet e Sinjalit konfirmojnë se pikërisht ai është i paraburgosuri që sonte dyshohet se i dha fund jetës në Burgun e Hajvalisë.