Ky është i riu nga Kruma e Hasit që humbi jetën në vetaksident në komunën e Gjakovës
Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Vogovë të Gjakovës, ku një person ka humbur jetën dhe tre kanë mbetur të lënduar.
Viktima dyshohet se e ka shkaktuar aksidentin pasi ka humbur kontrollin mbi automjet.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi I Policisë Rajonale në Gjakovë, Sheremet Elezaj.
“Si pasojë e aksidentit, një person, mashkull dhe shtetas i Shqipërisë, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.”
Njësitet policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në vendin e ngjarjes.
Gazeta e Prizrenit shpreh ngushëllime të sinqerta për familjen e viktimës.