21-08-2025

Ky është i riu që vdiq si pasojë e aksidentit në Klinë

Sadik Muslija është 23-vjeçari që mbeti i vdekur në aksidentin mes një veture dhe autobusi në Dollc të Klinës.
Sadik Muslija, i riu që vdiq në aksidentin në Klinë

Rastin tragjik e kanë konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku si pasojë e përplasjes mes dy automjeteve, lëndime kanë pësuar edhe pesë persona të tjerë.

Sipas policisë, derisa drejtuesi i veturës ishte duke qarkulluar nё drejtimin Prishtinё–Pejё, ku me tё arritur në fshatin Dollc, duke mos iu pёrshtatur shpejtёsisё dhe kushteve tё rrugёs, humb kontrollin mbi automjet dhe kalon nё shiritin pёr lëvizje nga ana e kundёrt dhe godet autobusin nё pjesёn ballore./KK

Asnjë koment

Comments are closed.