22-03-2026

Ky është shoferi i dyshuar në aksidentin ku vd*iq një person në Piranë të Prizrenit

Është identifikuar i dyshuari për aksidentin me fatalitet që ndodhi në Prizren, ku si pasojë humbi jetën një person.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për K. Qenajn, i cili dyshohet se ishte i përfshirë në aksidentin tragjik.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të Policisë dhe ekipet emergjente.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është shoqëruar për në stacion policor, ndërsa rasti është duke u hetuar për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.

Lexo edhe:

Aksident fatal: Një i vdekur në Piranë në magjistralen Prizren-Gjakovë

Asnjë koment

Comments are closed.