Ky është malishevasi që dyshohet se vra*u gruan e më pas edhe vetën në Zvicër
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat të Zvicrës, ku një shtetas i Kosovës po dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij, po ashtu kosovare, dhe më pas ka vdekur edhe vetë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se i dyshuari është Ramiz Berisha.
I dyshuari mësohet të jetë nga Malisheva, ndërsa thuhet se i njëjti ka shtënë me armë zjarri ndaj viktimës, e cila po ashtu është nga një fshat i Malishevës.

Sipas mediave në Zvicër, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri edhe jashtë shtëpisë, në të cilën ka hyrë më pas dhe e njëjta më vonë është kapluar nga zjarri. Raportohet se në shtëpi janë gjetur dy trupa të pajetë, dhe thuhet se njëri nga ta mund të jetë i dorasit.
Mësohet se burri është i moshës 42 vjeçe, ndërsa gruaja 38. Gjithashtu, mësohet se çifti ka lënë pas katër fëmijë.