23-11-2024

Ky është mërgimtari kosovar që vdiq në Valbonë, trupi i pajetë tërhiqet me helikopter

Pas më shumë se 24-orësh intervenim, është arritur të tërhiqet trupi i pajetë i alpinistit kosovar, i cili ditën e djeshme kishte rënë nga një lartësi në zonën e Luginës së Valbonës, gjegjësisht te vendi i quajtur “Maja e Thatë”.

Sinjali mëson se personi i cili humbi jetën tragjikisht atje është Liridon Azemi, mërgimtar nga Podujeva.

Siç raportoi më parë Sinjali, trupi nuk mund të tërhiqej për shkak se njësitet të cilin kishin intervenuar nuk mund të depërtonin në atë zonë, për çka është dashur sjellja e një helikopteri privat për ta bërë këtë./GS

P.S. Fotoilustrim

Lexo edhe:

Në Prizren arrestohet një i dyshuar 20 vjeçar për grabitje

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.