28-11-2024

Ky është mërgimtari nga Malisheva që vdiq në autostradën e Vjenës

Dje në Vjenë ka humbur jetën një 45 vjeçar nga Kosova, i ndjeri ka pësuar sulm kardiak dhe gjatë drejtimit të veturës ka humbur kontrollin, në një nga autostradat në periferi të Vjenës.

Sipas informacioneve nga familja, i ndjeri është Burim Bacaliu nga fshati Kijevë, komuna e Malishevës. I ndjeri ka pësuar sulm kardiak dhe gjatë drejtimit të veturës ka humbur kontrollin.

Ai kishte më shumë se 25 vjet që jetonte e punonte në Vjenë të Austrisë.

I ndjeri la pas vetes bashkëshorten dhe dy fëmijë, një djalë 17 vjeç dhe një vajzë 12 vjeçe./IS

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.