Ky është mjeku i Spitalit Amerikan që dyshohet se i vendosi pacientit bateri në zemër pa pasur nevojë
Kardiologu Sasho Josimovski dyshohet se ka dhënë aprovimin për vendosjen e një elektrostimulues permanent të zemrës dhe dy stentave koronare te pacienti kosovar me inicialet Sh.Sh.
Josimovski punon në Spitalin Amerikan dhe emri i tij figuron tek lista e stafit mjekësor, por pas një informacion tjetër rreth tij.
Pacienti kishte vendosur stentat dhe eketrostimuluesin pas kontrolleve që i kishte bërë tek ky mjek në Spitalin Amerikan. Pas dy ditësh, raportohet se pacienti ka shkruar në QKUK dhe ka kërkuar një mendim profesional rreth këtij problemi.

Rreth këtij rasti ka reaguar Tefik Bekteshi, drejtori i Klinikës së Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive, raporton Gazeta Blic.
Bekteshi ka nisur një shkresë për Prokurorinë, Odën e Mjekëve të Kosovcës dhe Inspektoratin e Shëndetësisë, përmes së cilës ka denoncuar shkeljet e supozuara.
“Mendojmë se çdo profesionist dhe institucion shëndetësor, dëtyrë parësore ka kryerjen e punës së vet sipas parimeve etike dhe profesionale ekzistuese. Besojmë se në trajtimin e z. Sh.Sh janë thyer këto parime”, thuhet në letër.
“Prandaj për hir të pacientëve të tjerë në të ardhmën, etikës dhe profesionit, ndihemi të obliguar të denocojmë shkeljen e supozuar të vendosjes së elektrostimuluesit permanent të zemrës pa kritere të qarta, të angiografisë koronare kontrolluese të panevojshme, si dhe vendosjen e dy stentave koronare ta panevojshme”, vazhdon denoncimi.