Ky është numri i mërgimtarëve që mund të votojnë në ambasada e konsullata, më 9 shkurt
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e radhës ka miratuar listën e qendrave të votimit jashtë Kosovës.
47 mijë njerëz jashtë Kosovës do të mund të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Më parë, Ministria e Punëve të Jashtme kishte propozuar që ky numër të shkonte deri në 300 mijë.
Jashtë shtetit të Kosovës, mund të votohet në 35 qendra votimi (ambasada, konsullata).