Ky është numri i votuesve të regjistruar jashtë Kosovës nga 75 shtete/ Elezi: Nga Gjermania dhe Zvicra numri më i madh i votuesve
104,924 është numri i votuesve të regjistruar jashtë Kosovës. Gjermania dhe Zvicra ka numri më të madh të tyre ndërsa regjistrimet kanë ardhur edhe nga shtete tjera.
“Dy shtetet me numrin më të madh të të regjistruarve janë Gjermania me 44,774 dhe Zvicra me 27,248 votues të regjistruar. Pas tyre vijnë shtetet tjera, si: Franca (4,629), Suedia (3,958), Austria (3,932), Italia (3,810), ShBA (2,509), Belgjika (2,392), Mbretëria e Bashkuar (2,236) dhe Finlanda (1,806)”, ka deklaruar për IndeksOnline, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Periudha e regjistrimit ishte 120 ditë, nga 29 gusht deri 26 dhjetor 2024.