Ky është parashikimi i motit për Ditën e Bajramit (e mërkurë)
Për sot ( e mërkurë ) parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, ndërsa menjëherë pritet shtim i vranësirave në pjesën më të madhe të vendit, ku ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar.
Në orët e pasditës pritet të kemi depërtimin e ftontit të ftohtë, i cili do të sjellë reshje shiu, ku në momente dhe zona të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe mundësi për breshër. Reshje pritet të ketë edhe gjatë orëve të mbrëmjes.
Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale do të luhaten prej 14 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 19-28 °C.
Vlerat më të ulëta do të jenë rreth zonës veriore, për shkak të ardhjes së frontit më herët që përfshinë atë pjesë, ndërsat ato më të larta do të jenë në jug të vendit. Pra, pas ardhjes së frontit, temperaturat do të zbresin nën 20°C.
Era do të fryjë nga veriu, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme gjatë orëve të pasditës, me shpejtësi prej 20-70 km/h!, njofton Meteo Kosova percjell Gazeta e Prizrenit.