24-11-2024

Ky është personi që dyshohet se u ekzekutua me kallashnikov në Prishtinë

Sonte ndodhi një vrasje te ‘Rruga C’ në Prishtinë, ku një person është privuar nga jeta, duke u qëlluar me kallashnikov. Viktima nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve dhe ka vdekur, ndërsa të dyshuarit kanë arritur të ikin.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se personi i vrarë, i cili u qëllua me armë zjarri-Kallashnikov është Blerim Daci, i cili kishte dhe dokumente falso të cilat i përdorte, e të cilat ishin me emrin Blerim Shabani.

Ndryshe viktima Blerim Daci, u qëllua me armë zjarri rreth orës 20 :00. Ai u gjet i pajetë në veturën e  tij, e cila kishte regjistrim të Republikës së Maqedonisë.

Asnjë koment

Comments are closed.