Ky është personi që humbi tragjikisht jetën nga incidenti me zjarr në Gjakovë
Një ngjarje tragjike ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Gjakovë, ku një person humbi jetën pasi shtëpia e tij ishte kapluar nga flakët.
Rasti për Sinjalin u konfirmua nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Musa Zajmi”.
Sinjali mëson se personi që humbi jetën tragjikisht në këtë incident është A. Juniku, rreth 40-vjeçar.
Policia deklaroi se me të marrë informatën, njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë reaguar dhe kanë lokalizuar zjarrin.
![](https://i0.wp.com/gazetaeprizrenit.net/wp-content/uploads/2025/01/Besa-2.jpg?resize=260%2C260&ssl=1)
Sinjali siguroi edhe pamje nga incidenti tragjik, ku shtëpia u kaplua nga flakët.
Në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet për ekzaminim mjeko-ligjor.