Prizren: Ky është personi që u gjet i vdekur në kafiteri
Një ngjarje të rëndë në Prizren, ku një person pësoi përkeqësim të papritur të gjendjes shëndetësore dhe si pasojë ndërroi jetë.
Gazeta Sinjali mëson se personi që u gjet pa shenja jete sot në Prizren është Tefik Qyse, 60 vjeçar.
Sipas informacioneve nga burimet e Sinjalit, viktima kishte probleme të mëhershme shëndetësore dhe dyshohet se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale.
Rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë” dhe autoritetet kanë nisur procedurat për sqarimin e rrethanave.
Sinjali sjell ekskluzivisht identitetin dhe të vërtetën nga vendngjarja.

“Sot rreth orës 09:20 në rr. Ilaz Kodra në Prizren, qytetari T.Q. i moshës rreth 60 vjeçare, deri sa ishte në një lokal për kafe së bashku me vëllaun e tij, për një moment ju ka përkeqësu gjendja shëndetsore. Të pranishmit menjëherë kanë kërkuar ndihmën mjeksore, ku emergjenca ka dal në vendin e ngjarjes, mirëpo edhe përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, mjeku ka konfirmuar vdekjen e të ndjerit. Sipas vëllaut të viktimës, i ndjeri kishte probleme shëndetësore të mëhershme”.