21-03-2025

Ky është personi që u kap me mijëra euro false në Prishtinë, tentoi të kryejë disa pagesa

Një rast është zbuluar sot në Prishtinë, ku një i ri ka tentuar të përdorë para të falsifikuara për të kryer pagesa, raporton Gazeta Sinjali. I dyshuari është një 18-vjeçar, i cili fillimisht tentoi të kryejë një pagesë me një 200she false në një lokal në rrugën “Ahmet Krasniqi” e më pas u kap derisa ishte duke lëvizur me një taksi.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi që përfundoi në pranga të Policisë lidhur me këtë rast është Leart Hasanaj.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari ka tentuar të fshehë paratë e falsifikuara, por Policia arriti t’i gjejë mbi 10 kartëmonedha prej 200 eurosh, në vlerë totale prej rreth 3000 eurove, që u konfiskuan.

Lidhur me rastin, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Asnjë koment

Comments are closed.